Te fundit

RRUGA E KRASTËS, PROBLEM PËR QARKULLIMIN E MJETEVE

Rruga Krastes

Rruga Qaf-Bualli Krastë prej 18 kilometrash është ndër rrugët më të rrezikshme në Qarkun Dibër. Rruga në fjalë edhe pse është në inventarin e Autoritetit rrugor Shqiptar, nuk ka aspak standartet e duhura për të qenë një rrugë nacionale. Drejtuesit e mjeteve shprehen se rruga nuk ka asnjë siguri, pasi ka prezencë të akullit gjatë sitnës së dimrit, nuk ka mbrojtëse anësore, e është më e keqja nuk ka sinjalistikën e nevojshme për paralajmërimin e rreziqeve që iu kanoset  Banorët eKrastës që lëvizin vazhdimisht në këtë aks rrugor thonë se gjendjen kritike në të cilën ndodhet ai, e tregojnë lapidaret e ngritura ku kanë humbur jetën udhëtarët. Sipas tyre, në 18 Km gjatësi të kësaj rruge janë plot 18 lapidare, ndonëse numri i viktimave është më i madh: Megjithëse firma mirëmbajtëse vijon punën për mbushjen e gropave dhe hapjen e kanaleve, nuk mund të bëjë asgjë më shumë pasi aq i parashikon kontrata me Autoritetin Rrugor Shqiptar.