Te fundit

RRUGA NACIONALE NË RREZIK BLLOKIMI, TEK KTHESA E SANËS

rreshqitja e rruges Rruga nacionale Burrel – Klos rrezikon të bllokohet si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Në afërsi të vendit të quajtur “Kthesa e Sanës”, rreth 1 km nga qyteti i Burrelit, për shkak të shirave të fundit, një masiv dheu është pranë bllokimit të rrugës. Kjo pjesë e aksit rrugor ka qenë vazhdimisht problem për shkak të paqëndrueshmërisë duke bërë të kthehet në rrezik për drejtuesit e mjeteve. Vetë këta të fundit shprehen të shqetësuar, pasi masivi i dheut mund të bjerë nga moment në moment, madje mund të zërë edhe mjete në lëvizje. Për këtë drejtuesit e mjeteve kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme të instancave përgjegjëse, në mënyrë që të shmangen pasoja e mëvonshme:
Ndërkaq, në këtë segment rrugor nuk është problem vetëm rrëshqitja e dherave, por edhe çarja e asfaltit si pasojë e lëvizjes së tokës në anën e poshtme të rrugës.