Te fundit

Rruga nga Qafa e Buallit – Kraste jashte cdo standarti

Rruga Bulqiza Kraste

Prej me shume se 25 vitesh nuk nderhyhet ne rregullimin dhe sisteminin e rruges nga Qafa e Buallit – Kraste.
Kjo rruge eshte vetem 18 km, dhe eshte ne nje gjendje teje te amortizuar e thene kjo edhe nga drejtuesit e automjeteve edhe e vezhguar kjo edhe me kameren tone. Edhe pse me tonelata krom kalojne mbi kete rruge, duke u derguar ne Durres, dhe firmat private te kromit duhet te angazhohen ne rikontruksionin e ketij segmenti. Sa here jane bere zgjedhjet elektorale, parti te ndryshme politike kane premtuar rregullimin e kesaj rruge, por edhe pse kane fituar asnje prej partive se ka rikontrukturuar kete segment te shkurter rrugor por teper te domosdoshem per banoret dhe udhetaret e ketushem. Drejtuesit e automjeteve shprehen qe ka pasur shume here, qe kemi pastruar rrugen vete, duke larguar guret nga rruga, pasi terreni eshte teper i thyer.
Ata deklarojne se prej 1 viti nuk shohin punetore ne rruge per te pastruar kanalin, per te mbushur gropat apo per te hequr gurre nga rruga.