Te fundit

Samsung prezanton Galaxy Note 7

maxresdefault

Samsung prezantoi Galaxy Note 7, që është i fundit në serinë e pajisjeve që janë një ndërthurje mes telefonit inteligjent dhe tabletëve.

Ky produkt është i gjashti në serinë “Galaxy Note”, por Samsung vendosi numrin “7”  dhe për këtë shpjegimin e ka dhënë kohë më parë, kur deklaroi se Note 7 do të ishte një version hibrid mes Note 5 dhe S7 Edge.

Prenotimet për këtë pajisje fillojnë zyrtarisht që nesër (3 gusht) dhe më 19 gusht do të jetë i disponueshëm për të gjithë të interesuarit përmes kompanive kryesore të telefonisë, që do ta ofrojnë të parat.

Note 7 ka të njëjta parametra me S7 dhe S7 Edge, një procesor Qualcomm Snapdragon 820, 4 GB RAM, të njëjtën teknologji karikimi dhe Wifi dhe kamera kryesore 12 megapixel, raporton Top-Channel.

Ndryshimi është bateria, që është 3500 mAh, 500 më shumë se paraardhësi i tij, ndërsa risia më e madhe është tek identifikimi përmes skanimit të syve, teknologjia “Iris Scan”, që i shtohet asaj me gjurmë gishtërinjsh. Pajisja është rezistente ndaj ujit, madje edhe mund të shkruash mesazhe nën ujë me të.

Note 7 del me sistemin Android 6.0 Marshmalloë, por kompania koreano-jugore thotë se në muajt në vijim do të zëvendësohet nga Android 7.0 Nougat.

/tvbulqiza.al