Te fundit

Selishtë, valë arrestimesh për transportim lënde drusore pa dokumentacion

shijak-drute-2Policia e Dibrës ka arrestuar disa persona në fshatin Selishtë, e më pas duke i çuar për ndjekje penale, pasi janë ndaluar duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacion.

Një 24-vjeçar me inicialet B.D, banues në Selishtë u arrestua në fshatin Tomin, pasi me kamionçinën  tip “Benz”, u kap duke transportuar 3 m³ lëndë drusore pa dokumentacion.

I arrestuar tjetër është një 30-vjeçar, banues po në Selishtë pasi në fshatin Tomin, me kamionçinën  tip “Benz”, u kap duke transportuar 2 m³ lëndë drusore pa dokumentacion.

Po ditën e djeshme, Policia e Dibrës i ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin H.T, vjeç 43, banues në fshatin Qaf Murrë, pasi  rreth orës 03:20, në Peshkopi te një karburant, me mjetin  tip “Ifa”, u kap duke transportuar 5 m³ lëndë drusore pa dokumentacion.

(Foto ilustrative)

/tvbulqiza.al/