Te fundit

Seminar per luften ndaj korrupsionit ne nivel vendor

Seminari Peshkopi
IDM dhe OSCE Forum Konsultativ per rritjen e perceptimit dhe eksperiences se shoqerise civile ne luften kunder korrupsionit ne nivel vendor. IDM(instituti Demokratik i Medias) ne bashkepunim me OSCE(Organizata per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe, Prezenca ne Shqiperi) Kane organizuar nje Forum Konsultativ me perfaqesues te Shoqerise Civile te Qarkut Diber, me teme “Perceptimi dhe eksperienca e shoqerise civile dhe komunitetit te biznesit mbi rolin e koordinatorit kombetar kunder korrupsionit. Takimi u zhvillua ne Peshkopi ne nje nga mjediset e Hotel Verit. Ne kete takim u diskutua dhe u vleresuan masat ne lidhje me problematikat dhe procedurat e ankimimit dhe raportimit te korrupsionit. .
Nje permbledhje e zbatimit te masave kunder korrupsionit ne nivel vendor, u be nga Donika Hyseni Sekretare e Prefektures Diber e cila theksoi se korrupsioni eshte nje dukuri qe shfaqet dukshem ne cdo veprimtari qe kryejme nga format me te theshta te perfitimeve te padrejta deri ne ata me te rendat.Nje fjale pershendetese u mbajt edhe nga perfaqesuesi i OSCE.Me pas takimi vijoi prezantimin e mekanizmave dhe instrumenteve qe duhen perdorur kunder koorupsionit ne nivel vendor dhe qendror, si dhe mekanizmave monitoruese, ku foli Shefqet Bruka, Ekspert i larte per Ceshtjet Vendore ne IDM, i cili u ndoq me mjaft interes nga pjesmarresit e ketij forumi, ku shpalosi strategjine e luftes kunder korrupsionit ne administraten publike.Me pas u kalua ne pyetje e diskutime nga te pranishmit te cilet vleresuan takimin dhe shprehen vendosmerine e tyre qe ne te ardhmen te punojne me fort per te mundesuar pjesmarrjen e publikut ne proceset politik-berese dhe vendim-marrese.