Te fundit

Shërbimi informativ akses në përgjimin e makinave

visho_1463563191-1384685Sipas dokumenteve të gazetës “Shqip”, është hapur procedura për blerje të një aparati tester të sistemit elektronik të automjeteve nga SHISH. Mësohet se fondi limit është 14 milionë lekë të vjetra. Tenderi do të bëhet më datë 6 shtator te SHISH.

Aparati do të jetë multifunksional, i aftë: të kryejë teste, të lokalizojë vendndodhjen e komponenteve të ndryshëm në mjet dhe të të paraqesë diagramet e qarqeve, diagramet e lidhjeve elektrike, shpjegim skematik të komponenteve të ndryshëm.

“Aparati duhet të jetë i pajisur me aksesorët përkatës dhe adaptorët për të gjithë llojet e automjeteve, të jetë i ri, me zero orë pune dhe i shoqëruar me katalog përkatës, portabël dhe të funksionojë në temperaturë -5 deri 40 gradë celsius” thuhet në këto dokumente.

Programi i këtij aparati të jetë operacional për diagnostifikim dhe pa limit kohor, të jetë i përditësuar për vitin 2016, të ofrojë mundësi azhurnimi të mëtejshëm dhe program mbështetës online.