Te fundit

Shkatërrohet rrjeti shqiptaro-bullgar i heroinës

1471530432spainheroinPolicia spanjolle ka deklaruar arrestimin e 7 personave, të cilët trafikonin drogë përmes Ballkanit drejt Evropës.

Gjithashtu kanë zbuluar një laborator të sofistikuar për përpunimin e drogës në një fshat pranë Barcelonës ku kanë gjetur dhe sekuestruar 38 kg heroinë të pastër, 8 kg kokainë, 50 kg kimikate dhe një armë me silenciator.

Sipas burimeve, grupi udhëhiqej nga një shtetas shqiptar me një histori të gjatë kriminale, ndaj dhe u vu nën mbikëqyrje. Autoritetet iberike shtojnë se, shtetasit shqiptarë e trafikonin drogën, ndërsa operacionet e shpërndarjes i merrte përsipër pjesa bullgare e rrjetit.

MF/tvbulqiza.al