Te fundit

Shkollës së ciklit të ulët Çerenec i jepet emri Zenepe Miftari. Gjata

Shkollës së ciklit të ulët në Çerenecin e Poshtëm të Gjoricës, i jepet emri Zenepe Miftari. Gjata
Zenepe Gjata Miftari, vajza e re nga Elbasani sapo mbaron Shkollën Normale në vendlindje, vjen për të përhapur dritën e diturisë në 1945-sën në Gjoricë të Dibrës, duke hapur Shkollën në Çerenec. Vajzës së re dhe të brishtë nga Elbasani, ndofta as në ëndërrallat e saj rinore, nuk mund t’i kishte rënë ndër mend se do lidhej aq pazgjidhshmërisht me këtë fshat, sa të bëhej banore e tij, për të mos u larguar më kurrë prej aty, por duke u bërë kështu një nga përçueset më në zë të kohës për përhapjen e diturisë dhe emancipimit të këtij fshati. Pikërisht në vlerësim dhe nderim të saj, ish Këshilli Komunal Gjoricë, vendosi që Shkollës së Çerenecit, ku Zenepja punoi për plot 35 vite në mësimin dhe edukimin e nxënësve, t’i jepet emiri i saj.
Me këtë rast Njësia Administrative Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës, organizoi një ceremoni festive, ku morën pjesë nxënës, mësues, prindër, si dhe nderoi me pjesmarrjen e tij, kryetari i Bashkisë Bulqizë, Melaim Damzi dhe drejtoresha e Zyrës Arsimore Bulqizë. Takimin e hapi kryetari I Njësisë Administrative Gjoricë, Vehbi Xheka
Përshëndetën me këtë rast edhe familiarët e Zenepes, djali dhe vajza e saj,
Më pas u zbulua pllaka me emrin e shkollës nga drejtoresha e Zyrës Arsimore Bulqizë, Bedrie Manjani, ku me kete rast uroi banorët për emrin e shkollës së tyre, kryebashkiaku i Bulqizës, Melaim Damzi
Dhanë impresionet e tyre me këtë rast edhe ish nxënës të Zenepes në këtë shkollë, si dhe familiarë të saj