Te fundit

Shoqata e Tv Lokale takim me komisionin parlamentar

AMA

  Shoqata e Transmetuesve RadioTeleviziv Lokal që numëron anëtarë nga e gjithë Shqipëria, zhvilloi të Martën një takim me komisionin Parlamentar për Arsimin dhe Median, Autoritetin e Mediave Audiovizive dhe përfaqësuesit e Radio Televizionit Publik Shqiptar. Në fokus të këtij takimi ishin kërkesat e paraqitura nga shoqata në kuadër të procesit të digjitalizimit të transmetimeve. Shoqata e Transmetuesve Radiotelevizivë  Valorë dhe Kabllorë kërkuan nga komisioni i medias dhe edukimit, AMA dhe RTSH te dëgjonin kërkesat e tyre të lidhura ngushtësisht me ekzistencën e tyre në treg e rrezikuar nga procesi i dixhitalizimit çka rrezikon fjalën e lirë pasi pjesa më e mirë e këtyre mediave shënjojnë një ekzistencë 20 deri 25 vjeçare në treg. Kërkesat e administratorëve të mediave lokale të të gjitha qarqeve si Lezhë, Shkodër, Kukës, Bulqizë, Gjirokastër, Vlorë, Mat, Fier, Tiranë, etj nënshtruan kërkesat e tyre të përqendruara në disa pika të cilat u paraqitën nga Kryetari i Shoqatës së Transmetuesve Radioteleviziv Lokal, Edmond Isaku Problemet u vlerësuan si shqetesuese  nga anëtarët e komisionit të medias duke u shprehur se media lokale është një zë i rëndësishëm në lirinë e përgjithshme dhe mbyllja e këtij zëri do të thotë hapa pas Pasi ndoqi përfaqësuesit e mediave lokale kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive Gentian Sala pranoi si mundësi shtyrjen e procesit të dixhitalizimit deri në zhvillimin e një tryeze të re më të ngushtë, në fillim të shtatorit. Tryeza teknike do të të vlerësojë drejt situatën pasi duhen parë edhe qëndrimet e pjesës tjetër të grupit të interesit, që janë mediat kombëtare Pasi u dëgjuan qëndrimet e të gjitha palëve të përfshira në proces Kryetarja e Komisionit parlamentar të medias Albana Vokshi propozoi që të lihej një takim në fillim të shtatorit për të konkretizuar situatën ndërsa shtoi se do tju niset shkresë zyrtare AMA-së dhe institucioneve me në fokus pikat si Kryetari i Shoqatës së Transmetuesve RadioTeleviziv Lokal tha se tryeza ja arriti qëllimit dhe se tashmë beteja do të vijojë në shtator