Te fundit

Shperndahen çantat e infermierit per infermieret e qendrave shendetesore te rrethit Bulqize.

Cantat e infermierit

Ne sallen e konferencave te Hotel restorant Bulqizes jane shperndare çantat e infermierit per te gjithe infermieret e qendrave shendetesore te rrethit Bulqize,mundesuar nga projekti HAP (shendet per te gjithe) financuar nga qeveria Zviceriane. Çantat e shperndara kane Brenda 16 paisje qe do te perdoren nga keto infermiere.Keto paisje qe permban çanta jane hartuar ne bashkepunim me Infermiere te kujdesit shendetesor parsor,urdherit te infermierit,fakultetit te infermierise Tirane dhe miratuar nga ministria e shendetesise. Çantat ju dorezuan infermiereve duke ju demostruar dhe shpjeguar nga infermieret e qendrave shendetesore Sokol Curri dhe Eranda Dani perberesit ne çante e cila do te pasohet  me trajnime te vecanta per perdorimin e seciles nga paisjet ne çante.Paisja me keto çanta infermieri sipas specialisteve do te rrise  shume sherbimet qe ofrohen nga infermieret e qendrave  shendetesore,si dhe cilesine e kujdesit te infermiereve ne kujdesin shendetesor  paresor ne Bulqize.  Ne shperndarjen e ketyre çantave te infermierit mori pjese edhe Drejtori i Shendetit Publik  Flamur  Meta dhe kordinatorja e Projektit shendet per te gjithe per qarkun Diber Anduela Kaba te cilet u prononcuan per mikrofonin tone.