Te fundit

Shqipëria mes vendeve që duhen vizituar

th (1)Revista “National Geographic” i ka kushtuar Shqipërisë një përshkrim si një nga vendet që vlen për tu vizituar. Duke e përfshirë në një nga vendet që meriton më shumë turistë për shkak të destinacioneve të mrekullueshme që të lënë me gojë hapur.

“N.G” e nis përshkrimin e vendit tonë me faktin që këtu mund të gjesh amfiteatre greko-romake, kisha ortodokse të tejmbushura me ikona, si dhe plazhe të paprekura nga dora e njeriut.

Një industri turizmi në lulëzim, e përqëndruar kryesisht mbi fshatra dhe qytete të ruajtura me përpikmëri dhe të mbrojtura nga UNESCO, përfshi këtu Beratin e Gjirokastrën, si dhe me një vijë të gjatë bregdetare të njohur sot si Riviera shqiptare, tashmë i sjellin vendit rreth 3.5 milionë turistë në vit.

Në jug të Vlorës, apo në atë që njihet edhe si bregdeti më i bukur shqiptar, fshatra si Dhërmiu, Vunoi dhe Himara – të mbushura me kafene me veranda, tregtarë ushqimesh me bazë deti dhe me rrugë të ngushta e gjarpëruese, – janë të mbytura nga ndërtesa të familjarëve dhe banorëve vendas që i ofrojnë ato për jo më shumë se 25 dollarë nata. Udhëtarë nga jashtë Ballkanit janë ende të rrallë, por fuqimisht të mirëpritur.

Mos u surprizoni kur vendasit të këmbëngulin t’iu vozisin me motorbarka përgjatë bregdetit, apo t’iu sfidojnë në ndonjë garë se kush konsumon më shumë raki. Zhvillimi relativisht i munguar i Shqipërisë është fokusuar më së shumti në vendet e Trashëgimisë Botërore të mbrojtura nga UNESCO, mes të cilëve edhe kompleksi gjigant dhe zvarritës i Butrintit, një prej qyteteve më të shtrenjta dhe më mirë të ruajtura të periudhës greko-romake në Europë.

Krahas vendit tonë në listën përcaktuar nga revista përfshihen edhe : Armenia, Nikaragua, Nepali, Irani, Kosova, Uzbekistani, Timori Lindor, Gjeorgjia, Tunizia, të cilat në pamje të parë nuk kanë asgjë të përbashkët, janë shtete që shtrihen nga njëri kontinent në tjetrin, por gjithsesi e kanë një të përbashkët, nevojën për më shumë vëmendje.

 

MF/tvbulqiza.al