Te fundit

Shqiptari i shpëton masakrës në Mynih

1469225316sulmitttLuan Zeqiri është një nga dëshmitarët e asaj që ndodhi në Gjermani, i cili ka shpëtuar mrekullisht nga sulmi. Si dëshmitar ai ka treguar për momentet në rrjetin televiziv gjerman n-TV si edhe për BBC. Ai është shprehur se ka parë vetëm një agresor, teksa ka qëlluar me armë mbi 2 persona të cilët po ngjisnin shkallët.

Shqiptari tregon se i shpëtoi sulmit duke u fshehur në një dyqan. Ai thotë se ka parë të shtrirë në tokë persona të vdekur e të tjerë të plagosur.

Policia bavareze bëri të ditur se dëshmitarë kanë informuar përmes telefonit se kanë parë 3 agresorë të armatosur në rrugët përreth vendngjarjes, të cilët iu drejtuan fillimisht qendrës tregtare e më pas janë larguar për nga stacioni i metrosë.

Ata janë ende në arrati, ndërsa ka raportime se njëri prej tyre është vetëvrarë, por asnjë konfirmim zyrtar nga policia.

MF/tvbulqiza.al