Te fundit

Shqiptari masakron gruan në Itali me shkop bejsbolli. Kapet duke u larë në shatërvan

NF5MTBUK6232-keyG-U1090380730002uND-1024x576@LaStampa.it_

Një krim makabër ka ndodhur në Itali, ku një 70-vjeçar shqiptar dyshohet se ka vrarë me shkop bejsbolli bashkëshorten e tij 67 vjeçe, B. P.

Sipas gazetës “La Stampa” ngjarja e rëndë ka ndodhur në një pallat në Caramagna në rrugën “Gangaglietti 4”.

Identiteti i  shqiptarit nuk dihet ende. Ai është arrestuar pak pas ngjarjes, teksa po përpiqej të lante njollat e gjakut në një shatërvan rreth 500 metra larg shtëpisë.

Në momentin e krimit burrë e grua kanë qenë vetëm në banesë.

Djali i tyre ishte në punë, ndërsa nusja e djalit bashkë me 4 fëmijët ndodhej në Shqipëri për pushime.

Policia u njoftua nga fqinjët të cilët dëgjuan zhurmën në banesë. Shkaqet e këtij krimi nuk dihen ende.

/tvbulqiza.al