Te fundit

Shqiptarja në Rio

thPas sakndalit me dopingun dhe eliminimit të peshëngritësve rus, një “surprizë” vjen për peshëngritësen shqiptare Veli. Federata Botërore e Peshëngritjes ka sjellë një ftesë urgjente mbrëmjen e djeshme tek Federata Shqiptare e Peshëngritjes dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, me emrin e sportistes Evagjelia Veli.

Kanë qenë 8 sportistë të shtangës ruse të përjashtuar që janë zëvendësuar nga federata botërore me 8 sportistë të tjerë duke riorganizuar ftesat.

Shtangistja shqiptare, e cila do të debutojë nën ngjyrat kuq e zi në olimpiade, garon në peshën 53 kg. Aktualisht Veli ndodhet ende në Greqi sepse lajmi për ftesën e saj është mësuar vetëm mbrëmjen e së premtes. Tashmë shkon në 6 numri i ekipi kuqezi në Olimpiadën e Rios me dy peshëngritës Briken Calja dhe së fundi Evagjelia Veli.

MF/tvbulqiza.al