Te fundit

Shupenzë, ankohen banorët e fshatit Boçevë

Boceva

Banorët e fshatit Boçevë në Njësinë Administrative Shupenzë të Bulqizës ankohen për rritjen e papunësisë. Sipas banorëve, të rinjtë nuk kanë asnjë mundësi punësimi, edhe pse kanë resurse bujqësore. Ata shprehen gjithashtu se nga bujqësia, nuk mund të nxjerrin asgjë, kjo për shkak se toka ka pak prodhimtari. Por një tjetër problem që kanë hasur këta banorë, është edhe ai me regjistrimin e tokave bujqësore. Kalimi në pronësi të tyre ka patur probleme për shkak të mbivendosjes së pronësisë apo koordinatave jo të rregullta të nxjerra nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Bulqizë. Në këto kushte, banorët shprehen se po paguajnë disa herë për të vënë në pronësi tokat e tyre   Nga ana tjetër banorët kërkojnë që shteti t’i hedhë sytë edhe nga fshati i tyre pasi ai po braktiset çdo ditë nga të rinjtë për shkak të papunësisë së madhe.