Te fundit

Shupenzë banorët në treg, por ska treg

Pazari Shupenze
Prodhimet bujqësore të Dibrës e Bulqizës, ose shiten me çmim të lirë, ose nuk gjejnë treg fare. Tregu i të dielave në Shupenzë tregon më së miri se prodhimet Bujqësore të Dibranëve, vazhdojnë të jenë të shumta pasi sasia e prodhimeve që nxirren aty për tu tregtuar është e madhe, për vetë stinën në të cilën ndodhemi. Por banorët nuk janë aspak të kënaqur me tregun vendas të cilin sipas tyre e mbyt importi dhe prodhimet janë të detyruar t’i shesin me çmim të lirë. Por jo vetëm kaq, prodhuesit thonë se nuk kanë as stimulim e as mbështetje nga drejtoria vendore e Bujqësisë dhe ministria e linjës Nga ana tjetër banorët thonë se janë të detyruar që prodhimet t’i shesin lirë e ndoshta ndonjë ditë do të mbushin kanalet apo përrenjtë, kur të mos shiten më.