Te fundit

Siriani hedh veten në erë në Gjermani

1469436017_90504412_cf1ccd86-e597-4928-bfef-5eb72b2d1d70Azilkërkuesi të cilit i ishte refuzuar kërkesa ka hedhur veten në erë duke plagosur edhe 12 persona të tjerë. Bombën, ai e kishte vendosur në një çantë shpine, ndërkohë që kishte dalë pranë vendit ku organizohej një festival në qytetin jugor gjerman të Ansbach.

Shpërthimi raportohet të ketë ndodhur rreth orës 22:10 të mbrëmjes jashtë lokalit “Eugens Ëeinstube” në qendër të qytetit. Një dëshmitar në vendin e ngjarjes, Thomas Debinski, tha se gjithçka u përfshi nga paniku pas shpërthimit, edhe pse disa persona menduan se ai ndodhi prej një shpërthimi bombole gazi. “Por disa njerëz që vinin nga pas na informuan se kishte shpërthyer një çantë shpine”, tha ai për “Sky Neës”.

Policia njoftoi se 3 prej të plagosurve nga 12 janë në gjendje të rëndë, ndërkohë që shërbimet e sigurisë rrethuan vendin e ngjarjes dhe qendrën e qytetit. Ekspertët e hetimit kanë nisur punën për të zbuluar se çfarë lloj eksplozivi përdori atentatori.

MF/tvbulqiza.al