Te fundit

Situata nga reshjet ne Bulqize

Permbytjet

Reshjet e dendura te shiut te shoqeruara me erera te forta e stuhi, gjate nates se kaluar dhe dites se sotme, kane shkaktuar permbytje rrugesh, banesa e biznese ne qytetin e Bulqizes. Probleme me te medha si gjithmone ne te tilla raste ka patur ne lagjen Gjeologu, ku ujrat qe vershojne nga Miniera, kane dale ne rrugete e qytetit duke veshtersuar qarkullimin ne rruge.Po keshtu eshte permbytur edhe rruga Qyteti I Ri Qyteti I Vjeter, ku ujrat nuk kane kursyer edhe Terminalin e parkimit te autobuseve e Furgonave te linjave urbane e interurbane gje te cilen e ka beret e pa kalueshme.
Problem ne permbytjen e rrugeve ka patur ne segmendin e rruges se Arberit Qafa e Buallit-Vajkal ku vershimi I ujrave ka veshtersuar kalimin e automjeteve,gjithashtu situate mjaft e renduar vijon te jete e edhe ne rrethin e Matit ku ne segmendin Qafae e Buallit-Skuraj ka patur prani te ujit dhe rreshqitje te inerteve,nderkohe per pastrimin e rrugeve ka vijuar puna qe ne oret e para te mengjesit.Si pasoje e reshjeve te medha dhe prujeve te ujit ne rrethin e Matit ka pasur demtime te urave ku kane ngelur te bllokuar fshatra te njesise administrative Komsi,Macukell,dhe Derjan.
Nderkohe problem vijon te jete edhe nderpreja e energjise ne shume fshatra te rrethit te Matit dhe ne dy njesite administrative Martanesh dhe Ostren