Te fundit

Skavica për Dibranët, variantet me 1 dhe tre diga

Ndërtimi i një hidrocentrali mbi lumin Drin i Zi në Dibër në Skavicë, është kthyer në një debat kombëtar prej kohësh në politikë. Por ata që ndikohen drejtpërdrejt nga kjo vepër energjitike janë banorët e Bashkisë Dibër. Kryetari i Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili në një intervistë për Tv Bulqiza, thotë se vetëm pak ditë më parë ka patur një kontakt me përfaqësues të kompanisë turke që ka marrë me konçension këtë hidrocentral dhe se nuk ka asnjë informacion më shumë. Varianti me një digë sipas Xhelilit e ndan Dibrën në dy pjesë si dhe shkakton shumë përmbytje të tokave bujqësore, ndërsa varianti me tre diga është më i përshtatshëm. Megjithatë, ai thotë se do të bëhet dëgjesë publike me komunitetin e zonës Brenda datës 20 Shkurt… Banorët që përfshihen me variantin me tre diga në fshatin Katund i Ri, janë kundër ndërtimit të hidrocentraleve pasi sipas tyre do të shkaktonte mjaft probleme në toka. Ata shprehen se do ta kundërshtojnë projektin siç kanë bërë deri tani me peticione, por edhe në rast të ndonjë marrëveshjeje, do të kërkojnë kushtet e tyre