Te fundit

Startojnë Lojërat Olimpike “Rio 2016” (FOTO)

1470440607ceremonia-e-hapjes-(20)Në Rio de Zhaniero të Brazilit kanë nisur zyrtarisht Lojërat Olimpike 2016.  Ceremonia e hapjes u zhvillua në stadiumin e famshëm të Marakanas. Lojërat Olimpike në Rio 2016-të janë të 31-ta në historinë e olimpiadave.

206 janë shtetet që marrin pjesë në këtë olimpiadë me rreth 12 mijë atlet, prej të cilave 6200 meshkuj dhe 5100 sportiste femra.

Ceremonia e Hapjes së kësaj Olimpiade ka kushtuar 10 herë më lirë se sa ceremonia e hapjes së Olimpiadës së fundit në Londër 2012.

Ndërkohë që gjithë përgatitjet për Olimpiadën i kanë kushtuara Brazilit rreth 4.58 miliardë dollarë.

Bileta për të parë ceremoninë e hapjes është më e shtrenjta e shitur ndonjëherë, 1400 dollarë, ndërkohë që më e lira kushton 60 dollarë.

Do të ketë 28 sporte, dy prej tyre janë të rinj në këtë Olimpiadë, si golfi që rikthehet pas 112 vitesh dhe një sport i ri që është rregbi.

Skuadra më e madhe Olimpike janë Shtetet e Bashkuara me 556 sportistë, të ndjekur nga Brazili me 469, Gjermania me 424, Australia 421 dhe Kina 404, ndërkohë që Shqipëria merr pjesë me 6 sportistë.

Gjithsesi ka edhe një skuadër më të vogël që konsiderohet më e vogla e Olimpiadës, ato janë Ishujt e Paqësorit të Jugut, të cilat kanë vetëm një sportist që do të marrë pjesë në garën e 100 m atletikë.

Legjenda e futbollit brazilian, Pele pritej të mbante në duart e tij flakën olimpike e ta vendoste atë drejt kusisë, por nuk ka mundur dot të jetë i pranishëm për shkak të problemeve të rënda shëndetësore që ka pasur.

Edhe pse dihej gjendja e tij, u shpresua deri vonë mbrëmjen e sotme, që ai të mbante pishtarin. 75-vjeçari fitues i tri kampionateve botërore i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në legen gjatë dhjetorit, ndaj dhe e ka të nevojshme mbajtjen e një shkopi për të ecur.