Te fundit

Takim BREZASH me ish drejtuesit e minierës së Bulqizës

      Takimi

Këtë të shtunë, ne qytetin e Bulqizes u zhvillua një takim brezash mes ish drejtuesve, inxhinierëve, e tenkikëve qe kane punuar e drejtuar ne minieren e kromit ne Bulqize  pas viteve 60-të.   Nje ore para takimit, ne qytet mberriten inxhinieret veteran qe kaluan nje pjese te jetes se tyre ne qytetin tone, te cilet I dhane jete e gjalleri me punen e tyre ne zhvillimin dhe rritjen e prodhimit te kromit ne Bulqize, duke e rradhitur minieren e Bulqizes  ne nje nga minierat me te medha ne bote, per prodhimin e  kromit.  Banoret e Bulqizes, qe kane punuar dhe ata qe punojne sot ne miniere, mirepriten kete takim brezash duke u takuar me ta dhe duke kujtuar punen e bere ne miniere.Te binte ne sy takimi I perzemert me ish drejtorin legjendar te minieres Martin Cukalla,ingjinierin Vasil Jovani,drejtuesve te tjere Ismail Losha, Ismail Mema e shume te tjere, te cilet u shmallen me qytetin ku ata u perballen me veshtiresite e asaj kohe, ne nje moshe fare te re te cilet vinin nga e gjith Shqiperia.  Rreth orës 11 ata u mblodhen ne sallen e shfaqjeve te qendres kulturore per te zhvilluar nje takim perkujtimor, ku moren pjese, krahas te ardhurve nga rrethet e tjera edhe pasardhes,inxhiniere teknike e minatore qe punojne aktualisht ne minieren e Bulqizes,Mori pjese ne takim edhe kryetari I Bashkise Bulqize Melaim Damzi dhe drejtori I minieres Petrit Cara. Ne fiilim pas ekzekutimit te Hymnit Kombetar takimin, ne emer te grupit organizator e hapi inxhinieri Kurt Skara i cili e nisi duke bere nje apel simbolik per veteranet dhe te gjithe te renet ne miniere, duke I thirrur ne apel dhe ndezur nga nje qiri prane emrave te tyre.  Kryetari i bashkisë Bulqizë, Melaim Damzi në fjalën e tij përshëndetëse, falenderoi të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite në këtë minierë. Edhe drejtori I minieres Petrit Cara ne emer te personelit inxhiniero teknik dhe te gjithe minatoreve te minieres  pershendeti pjesemarresit duke bere edhe nje prezantim te punes qe behet sot ne miniere, duke u garantuar atyre qe sakrifikuan e kontribuan ne fillimet e punes se minieres. Me pas gjatë këtij takimi të pranishmit risollën edhe njëherë në memorie gjithë ecurinë e kësaj miniere, që nga hapja e saj e deri në ditët e sotme. Në fund të takimit të gjithë të pranishmit drekuan në ambjentet e Hotel Bulqiza, ku edhe ketu ata sollen grimca te vecanta nga puna e atyre viteve ne miniere te cilat ngjallen shume emocione per te panishmit  Nje permbledhje per mikrofonin tone rreth ketij takimi beri edhe njeri nga organizatoret Ing Kurt Skara.