Te fundit

Takim ne Bulqize “Bashkite per Evropen”

Bashkite per evropen

Ne kuadër te javes evropiane te te Rinjve, Zyra e Bashkimit Evropian, pranë Bashkise Bulqize me mbështetjen e Projektit “Bashkite per ne Evrope” financuar nga BE organizuan nje Event te madh ne sallen e Kinemasë ne Bulqize. Ky event u moderua nga z. Edison Balla, qe eshte edhe Koordinator i Zyres se BE. Te ftuar ne kete aktivitet ishin: Kryetari i Bashkisë Bulqizës z. Melaim Damzi, Drejtoresha e Projektit ” Bashkite per ne Evrope”, Perfaqesuesja e Delegacionit te Bashkimit Europian, per Arsimin dhe Rinine znj. Xheni Sinakolli, Dr. Erlis Hereni, qe eshte Avokat dhe Pedagog ne Universitetin e Tiranes, Doktoresha e Shkencave Romina Radonshiqi, pedagoge dhe e eksperte ne “Universitetin Aleksander Moisiu Durres”. Fokusi i këtij aktiviteti ishin te rinjte, të cilët u kthyen edhe në Qendren e eventit. Gjate fjales se tij Kryetari i Bashkisë Bulqizës z. Damzi e vuri theksin tek rëndësia që ka mbeshtetja per te rinjte, në arsim dhe ne jeten sociale. Sepse sic tha edhe vete ai, vetem duke nxjerre te rinj te arsimuar dhe te pergjegjshem, do te sigurojme rrugen e integrimit ne BE. Perfaqesuesja e Delegacionit te Bashkimit Europian, foli per mundesite qe ofron BE, dhe mbi kriteret qe vendi yne duhet te plotesoje. Ndersa dy pedagoget e ftuar, u moren me ate se cfare ofron Bashkimi Europian per te rinjte ne kuadrin e Arsimit dhe punesimit. Drejtoresha e Projektit “Bashkite per ne Evrope” theksoi edhe njehere se integrimi dhe rruga evropiane duhet te vazhdojë patjeter nga Bashkite, sepse nga aty nis gjithcka. Te Rinjte e Bordit Rinor Bulqizë, prezantuan materiale ne video dhe ese, mbi menyren sesi e shohin ata imtegrimin dhe Bashkimin Evropian. U vu re nje aktivizim shume i qarte i te rinjve, ku madje ata moren edhe vendin e panelisteve te ftuar, duke debatuar, diskutuar, dhe dhene argumente mbi anet pozitive dhe negative te integrimit ne BE. Nga ana e moderatori te aktivitetit z. Balla, u kujdes që të.nxise sa me shume kreativitetin tek te rinjte, dhe ti angazhoje sa me shume ata, pasi sic tha edhe ai ne mbyllje, investimi me i madh qe mund te beje nje vend, eshte padyshim investimi tek te rinjtë.