Te fundit

“Takohemi per nje liber”. Shkolla 9-vjeçare “Shefqet Tançi” Bulqize

Capture

Ne ambjentet e hotel Bulqizes nxenesit e shkolles  “Shefqet Tanci” Bulqize,nen drejtimen e mesueses se letersise Fabjona Isaku organizuan nje aktivitet me titull “Takohemi per nje liber” Ne kete aktivitet moren pjese nxenes,mesues,perfaqesues nga Bashkia,qendra kulturore,mesues veteran etj.Te ftuar ne kete aktivitet ishin edhe shkrimtaret,poetet e publicistet Hajri Mandri e Halil Rama.Takimi nisi me recitime dhe lexime te krijimtarise se autoreve pergatitur dhe interpretuar me mjaft nivel nga nxenesit e kesaj shkolle.Mjaft impresionuese ishin edhe montazhet fotografike, informuese per veprat dhe jeten e autoreve te ftuar te cilat u krijuan atyre mjaft emocion.Pas ketyre casteve e moren fjalen dy shkimtaret e ftuar te cilet ju pergjigjen interesit te femije duke ju pergjigjur pyetjeve qe ata kishin pergatitur per ta.Ne vijim nxenesit e klases se peste te kesaj shkolle kishin pergatitur ne formen e nje dramatizimi pjesen Libri apo interneti e cila mori duartrokitjet e pjesemarresve per interpretimin cilesor dhe mesazhin qe percillte.Me mjaft nivel qe e mbajti te gjalle aktivitetin ishte edhe pjesa e shkeputur nga krijimtaria e Hajri Mandrit Gjenerali me shajak qe I kushtohet trimerise dhe mencurise se Elez Isuf Ndreut,pjese e cila u interpretua me nivel te larte artistic nga nxenesit e kesaj shkolle qender komunitare.         Ne fund per lexuesit e dalluar te kesaj shkolle dhe interpretuesit drejtoria e shkolles dhe mesuesja perkatese shperndane disa certifikata.