Te fundit

Të mashtrosh përmes një USB-je

1474475947usbPërtej faqeve jo të sigurta në internet, mashtrimi përmes usb-ve është një mënyrë e rë për vjedhjen e të dhënave. Fenomeni ka nisur nëMelburne kun në kutitë postare të shtëpivejanë gjetur USB dhe në disa raste ato janë marrë dhe vënë në përdorim nga të zotët e shtëpisë. Në mbishkrimin që shoqëronte shumicën e këtyre dërgesave thuhej se ishte një dhuratë, por që kishte një kosto.

Policia e Melburne zbuloi në fakt se bëhet fjalë për një skemë të piratëve kibernetikë që përmes këtyre USB-ve kanë infektuar disa kompjutera duke kompromentuar sigurinë e lundrimin në internet të personave që e përdorin dhe jo vetëm kaq, dyshohet se në disa raste ata ja kanë dalë që të marrin të dhëna të rëndësishme, deri tek ato për kartat bankare.

Autoritetet australiane thonë se janë duke hetuar rastin në fjalë dhe thonë se deri më tani nuk ka gjurmë përdorimi të së njëjtës skemë përveç rasteve në Melburne.

/tvbulqiza.al