Te fundit

Të parët në botë për të emigruar

emigracioni-shba-obamaSipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës përqindja më e lartë e të rinjve nga mosha 15-29 vjeç, që duan të emigrojnë në botë, janë nga Shqipëria. Në raport theksohet se arsyet kryesore lidhen me papunësinë dhe mungesën e besimit për të gjetur një punë.

Në lidhje me këtë raport ka reaguar edhe PD përmes zëdhënëses Ina Zhupa. Ajo është shprehur se, “300 mijë vendet e punës të premtuara nga Edi Rama 3 vjet më parë jo vetëm janë harruar, por mijëra të papunë janë shtuar si pasojë e taksave të larta, pasigurisë, mbylljes së bizneseve dhe arrogancës së pushtetarëve.

“Largimi nuk është zgjidhja. Shqipëria mund të ofrojë punë, shpresë e të ardhme për rininë”.

/tvbulqiza.al