Te fundit

Tenton të djegë gruan pas divorcit

th42-vjeçari shqiptar ka tentuar të djegë veten dhe gruan e tij pas vendimit mbi divorcin të dhënë nga gjykata italiane.

Policia italiane thotë se çifti ka patur një debat për çështjen e divorcit të vendosur nga gjykata dhe situata është përshkallëzuar kur bashkëshorti ka marrë benzinë ka spërkatur apartamentin dhe është përpjekur që të spërkasë edhe vetë bashkëshorten e tij.

Pas kësaj, ai i ka vënë flakën banesës në Milano. 41-vjeçarja është hedhur nga dritarja e apartamentit që mori flakë me shpejtësi dhe të njëjtën gjë ka bërë pak sekonda më vonë edhe 42-vjeçari.

Që të dy ata janë transportuar në spital, ku bashkëshorti ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore, shkaktuar nga djegiet që ka marrë në trup.

MF/tvbulqiza.al