Te fundit

Tërmet 6 ballësh, ishujt e Paqësorit alarmohen nga frika e një cunami masiv

Vanuatu-earthquake-693311-1Një tërmet prej 6 ballësh i shkallës Rihter ka goditur brigjet e kombit të ishullit Paqësor të Vanuatu, duke nxitur frikën e një cunami masiv.

Studimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi se lëkundjet e termetit u ndjen fillimisht  këtë mëngjes, vetëm 45 milje larg nga ishulli i vogël i Paqësorit.

Tërmeti goditi në një thellësi prej 6 milje në ujërat e cekëta ndërkohë që akoma nuk raportohen të lënduar apo viktima.

Ishulli, e cili ka një popullsi prej pak më shumë se 250.000 banorësh përballet rregullisht me fatkeqësi natyrore dhe goditet shpesh nga ciklonet dhe tërmetet.