Te fundit

Tërmeti i 21 Shtatorit, dosjet ende nëpër bashki Shehu: Presim t’i dërgojmë në EC

Dosjet e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 21 Shtatorit ende nuk janë plotësuar nga disa bashki në Qarkun e Dibrës. Prefekti i këtij Qarku Nexhbedin Shehu, tha se bashkitë Mat, Klos e Bulqizë kanë dorëzuar vendimet e marra në këshillat bashkiak për listën emërore të dëmeve, ndërsa Bashkia Dibër nuk e ka dorëzuar ende. Nga ana tjetër prefekti Shehu tha se pret edhe dosjet për secilin nga personat e dëmtuar në tërmetin e 21 Shtatorit, e vetëm pasi të jenë verifikuar të gjitha do të dërgohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile në Tiranë.Tërmeti i 21 Shtatorit dëmet më të mëdha i shkaktoi në Bashkinë e Klosit, kryesisht në anën jugore të tij për shkak edhe të afërsisë me epiqendrën që e kishte në detin Adriatik.