Te fundit

TESTOHEN INFERMIERËT E SPITALIT BULQIZE

Është zhvilluar testimi i paralajmëruar nga ministria e shëndetësisë për të gjithë infermierët e spitalit te Bulqizes. Që në orën 10.00 te dites se premte Gjimnazi i Bulqizes ka hapur dyert për të gjithë infermierët e spitalit që iu nënshtruan provimit të testimit. Edhe pse shumica e tyre ishin akoma në punë organizatorët kishin menduar vazhdimin e testimit edhe pas mbarimit të orarit zyrtar duke e shtyrë atë deri kur te perfundoje infermieri i fundit. Sipas infermierëve që morën pjesë në testim, testi ka qenë i pranueshem dhe I thjeshte per ta
Sipas Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja, testimi i njohurive dhe aftësimit praktik të infermierëve nuk ka si qëllim penalizimin e tyre, por pasqyrimi i nivelit të profesionalizmit te punonjesve te shëndetësisë.Gjithashtu në vazhdimësi do të hartohen kurse edukimi që janë në përputhje me nevojat konkrete për njohuri ne kete sektor.