Te fundit

“Thumana”, arrestohen 2 persona dhe kërkohet një tjetër nga Mamurrasi

durres3.29.07

Specialistët e antidrogës në policinë e Durrësit kanë arrestuar në flagrancë 2 persona.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 10 kg kanabis, 1 peshore elektronike dhe telefona celularë.

Sipas bluve të qytetit bregdetar operacioni është realizuar në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative.
Të arrestuarit janë, Arif Koçi 19 vjeç dhe Bledar Rryçi 22 vjeç, të dy banues në fshatin Thumanë, Krujë.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Audi, me drejtues shtetasin Bledar Rryçi, i’u gjetën dhe i’u sekuestruan lënda narkotike, një peshore dhe telefona celular.
Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L.S. 27 vjeç, banues në Mamurras.
Materialet për ngjarjen i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.
GE/ tvbulqiza.al

durresop2.29.07durresop1.29.07