Te fundit

Tiranë, 19 milionë lekë të grabitur në bankën e nivelit të dytë

1470655480banka-tiraneGrabitja e bankës së nivelit të dytë në Tiranë nuk ka mbetur në tentativë. Përkundrazi, grabitësit kanë arritur të largohen me një shumë të mëdha parash.

Pas disa orë hetimesh, agjentët e policisë kanë konstatuar se autorët, ende të paidentifikuar, janë larguar me të paktën 19 milionë lekë të reja, transmeton TCH.

Mëngjesin e kësaj të hëne, filiali i bankës së nivelit të dytë tek zona e ish-Bllokut në kryeqytet u gjet me murin e çarë, pikërisht në dhomën që të çon tek kasaforta.

Burimet policore bënë të ditur se çarja kishte përmasat 50 me 30 centimetra. Policia dyshon se grabitësit kishin tri ditë që punon dhe gërmonin për t’ia arritur qëllimit të tyre. Ata kanë mundur të arrijnë te kasaforta, por pa shkaktuar zhurmë apo provokuar sinjalin e alarmit.

Ngjarja ka ndodhur një bodrum e katit të nëndheshëm të një pallati, që dikur përdorej si pub, prapa godinës së bankës së nivelit të dytë është shfrytëzuar nga autorët për të kryer punimet për çarjen e murit që do i ndihmonte të depërtonin drejt dhomës ku ndodhej kasaforta.

Në bodrum ka mbetur ende një çelës papagall, pincë, shpatull. Me kartonin e verdhë nr 10 Policia i identifikon si objekte që janë gjetur në vendin e ngjarjes dhe që mund të ndihmojnë në ndërtimin dhe zbërthimin e gjithë kësaj ngjarjeje.

Ekspertë të policisë tashmë po punojnë për të gjetur gjurmë gishtash apo elementë të tjerë që do të çojë drejt identifikimit të autorëve.