Te fundit

Toska: “Kam qenë më i gëzuar nga vizita e kryeministrit se sa kur jam martuar”

Familja Toska

Gjatë vizitës së kabinetit qeveritar në Nëntor të vitit të kaluar në qarkun Dibër, kryeministri Edi Rama u ndal në familjen Toska në fshatin Valikardhe të Bulqizës. Kryeministri Rama bashkë me deputeët e zonës, drekoi në shtëpinë e Shaqir Toskës dhe I premtoi atij shume gjera per fshatin e tij. Ne shkuam pas rreth 3 muajsh në po këtë familje. Kryefamiljari Shaqir Toska, thotë se ndjehet krenar që ka pritur kryeministrin. Toska thotë gjithashtu se prej 27 vitesh nuk e ka mbështetur as e djathta e as e majta, por këtë herë ka një shpresë, ta ndihmojë kryeministri Rama. Shaqir Toska thotë se çdo shpenzim i asaj dite ka qenë i tiji. Ai shton se ka marrë premtime nga kryeministri Edi Rama, por që deri tani nuk janë realizuar.Por Shaqiri ka edhe një inat tjetër, ai thotë se nuk ka patur mbështetje për blektorinë, e për këtë mes të tjerëve fajëson drejtuesit e Bujqësisë në Qark. Familjes së Shaqirit, i është hequr edhe ndihma ekonomike në muajin Janar,dhe jeton vetem me nje pension invaliditeti qe merr vete.