Te fundit

Tragjedia në Bulqizë, flasin banorët: “Shteti të ndërhyjë për pastrimin e zonës”

tRAGJEDIA

  Tragjedia e të shtunës në fshatin Koçaj të Fushë-Bulqizës ku humbi jetën një djalë 11 vjeç dhe u plagos rëndë motra e tij 9 vjeçe, ka sjellë edhe reagimin e banorëve të këtij fshati. Sipas tyre një histori e ngjashme ka ndodhur në këtë fshat edhe 20 vite më parë, ku katër fëmijë po luanin kur kanë rënë në kontakt me granata, e për pasojë 2 prej tyre kanë humbur jetën. Banorët kërkojnë me ngulm që Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet specialistëve të saj të kontrollojë gjithë zonën, pasi dyshohet se armatime të tilla të ketë ende, në zone Të shtunën rreth orës 16:00 të fëmijë të familjes Çupi të moshës 11 dhe 9 vjeç ranë në kontakt me një granatë e cila shpërtheu dhe i mori jetën në vend, djalit 11 vjeç si dhe plagosi motrën e tij vetëm 9 vjeçe. Sakaq, mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe tre granata të pashpërthyera nga grupi hetimor.