Te fundit

Tre rekorde botërore brenda një nate

1470644360phelps“Rio 2016” ka sjellë spektakël mbrëmjen e djeshme nga performanca e notarëve në “Olympic Aquatics Stadium”. SHBA fitojnë 4×100 stil i lirë, me Michael Phelps që fiton medaljen e tij të artë numër 19 në Olimpiada.

Sjostrom “fluturon” në stilin flutur

100 metra stil flutur që Sarah Sjostrom i ka fituar me lehtësi dhe duke vendosur rekord të ri botëror: 55” 48, duke thyer rekordin që mbante po vetë dhe që e kishte vendosur një vit më parë (55” 64). Në vend të dytë kanadezja 16-vjeçare Penny Oleksiak dhe në vend të tretë amerikania Dana Vollmer.

Peaty rishkruan historinë

Në 100 metra bretkosë noton si askush më parë. Adam Peaty i jep të artën Britanisë së Madhe duke treguar se është një fenomen i vërtetë. 22-vjeçari dominoi garën dhe fitoi me kohën 57”13, duke ulur me 42 të qindtat rekordin e vendosur të shtunën në baterinë e tij. Në vend të dytë afrikanojugori Cameron Van der Burgh dhe amerikani Cody Miller.

Ledecky, një rekord i mahnitshëm

Medaljen e parë të artë për SHBA-në e sjell Katie Ledecky. Në garën e 400 metrave stil i lirë ka fituar me kohën 3’56″46, e para femër në histori që zbret poshtë 3 minutave e 57 sekondave. Rekordi i mëparshëm, që e mbante po vetë, ishte 3’58”37. Në vend të dytë britanikja Jazz Carlin dhe në vend të tretë amerikania Leah Smith.

Phelps, tjetër medalje ari

Medalja e artë e radhës në Lojërat Olimpike për Michael Phelps. Në stafetën 4×100 stil i lirë, ndihmon shokët për të lënë pas Francën dhe Australinë. 30-vjeçari Phelps ishte tërhequr pas “Londër 2012”, por u kthye për të fituar medaljen e tij të artë numër 19 nëpër Olimpiada.

MF/tvbulqiza.al