Te fundit

Triumfon Mavraj, Abrashi dhe Lenjani në stol, në rrezik kombëtarja

lenjan mav_0

Derbi i shqiptarëve në Bundesligë është fituar nga Mërgim Mavraj. Këlni ku luan mbrojtësi i kombëtares ka triumfuar në shtëpi 3-0 përballë Frajburgut të mesfushorit Amir Abrashi. Mavraj u aktivizua si titullar dhe qëndroi në fushë për 90 minuta të plota, ndërsa Abrashi e ndoqi gjithë takimin nga stoli. Tani Këlni numëron 7 pikë dhe renditet përkohësisht në vend të parë në Bundesligë, shkruan Lapsi.al

Nuk po kalon një moment të mirë edhe Ermir Lenjani që vendosi të qëndrojë te Rëne në Francë. Trajneri Kristian Gurkuf, nuk e ka grumbulluar fare për takimin e së shtunës në transfertë ndaj Monakos, duke e dërguar të aktivizohet me ekipin rezervë.

Minutat e pakta në dispozicion i kanë shkaktuar Lenjanit humbjen e vendit të titullarit në kombëtaren shqiptare, teksa në ndeshjen e fundit ndaj Maqedonisë, trajneri De Biazi preferoi si titullar Jahmir Hykën.

 

/tvbulqiza.al