Te fundit

Tronditet Medina pas shpërthimit pranë varrit të profetit Muhamed

medinaNjë atentator është hedhur në erë pranë qytetit të Medinës, një prej vendeve më të shenjta islame. Nga CNN raportohen 4 viktima deri më tani, ndërkohë që nga mediat lokale janë shfaqur pamjet e atentatorit dhe shpërthimit të tij vetëvrasës.

Më herët, një shpërthim tronditi qytetin lindor të Katifit, shtëpi e minoritetit të myslimanëve shiitë. Një shpërthim që kishte si objektiv pikërisht një xhami shiite, por që për fat të mirë nuk shkaktoi viktima.

/tvbulqiza.al/