Te fundit

Trupi i shqiptarit të vrarë në Greqi, ekspertizë edhe në Tiranë

greqi-shqiptar

Të afërm, miq dhe banorë të zonës, i kanë shprehur ngushëllimet familjes Marnikollaj.

Mbrëmjen e së shtunës, trupi i viktimës ka mbërritur në Shqipëri, ku sipas informacioneve nga familja i është nënshtruar një ekspertize mjeko-ligjore edhe në Morgun e QSUT-së për të zbardhur të vërtetën, shkruan TV Klan.

Djali i xhaxhait të 29-vjeçarit, Besnik Marnikollaj konfirmoi për Televizionin Klan, se ka qenë vëllai i viktimës  Artani, që me ndihmën e një avokateje greke ka arritur të gjejë trupin e Pëllumbit me datën 12 Korrik në varrezat e “Agio Anargioro” në Athinë për të cilin policia greke fillimisht ka mohuar të kishte dijeni.

Familja pretendon se autoritet greke kanë dashur ta varrosin   sa me shpejt për të humbur gjurmët në shkelje të hapur të afatit ligjor grek prej 30 ditësh që kufoma duhej të mbahej deri sa të vinin të afërmit.

Sipas tij, policia greke ka refuzuar të bashkëpunojë. Kontaktet me Pëllumbin familja i kishte humbur që në orën 1 të datës 3 Gusht, ku 29-vjeçari ishte paraqitur në fillim të muajit sipas urdhërit të gjykatës për të firmosur.

Besnik Marnikollaj rrëfen se në trupin e kushëririt të tij vërehen shenja të shumta dhune që mund ti jenë shkaktuar nga policët grekë. Varrimi i Pëllumb Marnikollajt do të bëhet të hënën në orën 11:00.

/tvbulqiza.al