Te fundit

Tuneli i Qafe Buallit drejt perfundimit, me standarte europiane

Tuneli i parë i Rrugës së Arbërit ka përfunduar ditët e fundit. Ai nuk ka gjatësinë e tunelit të Xibrit, por është shumë i rëndësishëm për lëvizjen e automjeteve në zonën më të vështirë të vendit, në dimër. njihet si një vend ku bora, akulli dhe era e fortë bëhen pengesë për lëvizjen e makinave. Firma ndërtuese po mbyll të gjitë zërat e punimeve, ndriçimin, asfaltimin dhe vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale. Ky tunel sic shihet nga pamjet filmike, eshte bere me kushte bashkekohore dhe me stabdarte europiane, dhe ditet e fundit pritet te vendoset ndricimi, si dhe punohet per kanalet anesore dhe shtrimin me asfalet dhe se fundmi lyerjen e tunelit me boje plastike.Ku tunel është pritur me shumë kureshtje nga banorët e qytetit të Bulqizës. Ato nuk u janë gëzuar galerive të shumta të kromit, por i gëzohen tunelit të Qafë Buallit. Çdo ditë dallon banorë të qytetit të minatorëve të fotografojne veten e tyre në hyrje-daljet e tunelit më të ri në vend. Kjo vepër është 430 metra e gjatë, dhe do të shërbejë për lëvizjen e makinave nga fshati Plan i Bardhë për në qytetin e Bulqizës, aty ku një pjesë e Rrugës së Arbërit ka përfunduar. Ky lot eshte me vlere 19 milion dollare, nga Ura e Vashes deri ne Bulqize.