Te fundit

TV Bulqiza feston 20 vjetorin e fillimit te transmetimeve

btv 1

Diten e shtune me date 12 maj 2018 eshte festuar 20 vjetori I hapjes se televizionit te bulqizes. Nje dite e shenuar kjo pasi me 3 maj 2018 televizioni I Bulqizes mbushi 20 vite nga dita e hedhjes se sinjalit te pare te nje medie private locale ne kete rajon.Ka qene kjo nje ndermarrje e fuqishme dhe e guximshme e bashkeshorteve Mentie e Edmond Isaku ku pak kush mund ta imagjinonte, ku ne nje rrugetim kaq te gjate televizioni I bulqizes do te behej nje dritare shume e fuqishme per informimin e publikut.Me kete rast ne ambjentet e brendeshme te ketij televizioni eshte zhvilluar nje takim , ku moren pjese shume te ftuar. Ne hollin e nderteses multifunksionale ku ndodhet dhe televizioni I Bulqizes nisen te vijne me rradhe te ftuarit e kesaj dite te cilet ishin ish punonjes dhe punonjes aktual te Televizionit,drejtues te Gazetes Bulqiza si gazetare redaktore,drejtues te mediave lokale te televizionit te Matit,Lezhes e Kukesit,keshilltare te keshillit bashkiak Bulqize,Kryetari I Bashkise Melaim Damzi,deputetja e PD Qarkut Diber Dhurata Cupi,kryetare te forcave politike dhe te ftuar te tjere bashkepunetore te televizionit.
Pas pritjes ne holl te pranishmit bene vizita ne ambjentet e televizionit ku pane dhe vleresuan ambjentet e mrekullueshme te ketij televizioni ku fale investimit te pronareve e vleresuan ate si nje investim goxha te rendesishem, duke I krahasuar keto ambjente si studion,tekniken dhe teknollogjine si nje television modern dhe me kushte mjaft te mira pune.
Pas kesaj vizite te ftuarit u ngjiten ne sallen e restorant Bulqiza ku ishte planifikuar te organizohej takimi ku te pranishmit kur hyne ne salle pane me kureshtje ne monitor nje fotomontazh mbi rrugen 20 vjecare te ketij televizioni,qe nga fillimi I 3 majit te vitit 1998 e deri me sot,ku shfaqeshin foto te stafit te punonjesve te ketij televizioni dhe ambjentet nga nisi puna e veshtire por e bukur e Televizionit te Bulqizes,keshtu ne ekran u shfaqen me rradhe ish punonjesit qe e nisen kete mission nen drejtimin e Edmond Isakut,si regjizori I pare Pellumb Dervishi,folesja e pare Rolanda Musta,operatoret Kel Dervishi e Ilir Toska,skenografi Azem Teta tekniku I transmetimit Myrteza Gjoka etj. Me pas televizioni I Bulqizes u pasurua ndervite edhe me folese e operatore te tjere si,Hysen Likdisha,Sali Ymeri,Defrim Karaj,Dashurie Buci,Valbona Deda, Engjellushe Topalli,Rabie Ruci,Lura Deda,Aferdita Durici,Beglie Rexha,Sonila Musai,Erigerta Toci,Erjona Keta,Enxhi Musaj,Xhuljana Jangulli,Sediana Huna ,Enver Doci,Doris Gjoka e te tjere,Ne kete rrugetim te gjate 20 vjecar nuk ka munguar as ndihma e bashkepunetoreve te televizionit si Nafie Jella,Islam Shehu,Rruzhdi Xhediku,Neki Feta,Adnand Elezi,Mentor Roci etj
Pas ketyre momenteve e mori fjalen per te pershendetur te pranishmit Presidenti I ketij televizioni Edmond Isaku.
Edhe kryetari I bashkise Z Melaim Damzi pasi falenderoi televizionin per ftesen tha se rruga 20 vjecare e TV Bulqizes eshte per tu pershendetur sepse ka qene nje dritare e hapur per te gjithe ne dhe pasqyrimin me realitet te puneve te bera nga ne si bashki ndervite pasqyrim ky qe na ka sherbyer qe te jemi me prane komunitetit tone te Bulqizes.
Me pas te pranishmit mes trokitjeve te gotave uruan e pershendeten rrugen e ketij televizioni duke uruar per me shume vite te tjera ne jetegjatesine e punes fisnike te medias.
Mjaft interes per te pranismit ngjallen edhe pershnedtjet e derguara me anen e video pershndetjeve nga jasht Shqiperise, te cilet nuk paten mundesi te merrnin pjese ne kete aktivitet.
Ne fund te ftuarit kaluan caste argetimi nen ritmet e muzikes.