Te fundit

Ura e Rrezikut në Maqellarë, banorët të frikësuar

Ura maqellare
10 ditë më parë një e moshuar humbi jetën pikërisht në këtë ved pasi mjeti i cili drejtohej nga djali i saj doli nga rruga dhe përfundoi poshtë. Por ndryshe nga çfarë është thënë, dëshmitar të ngjarjes thonë se makina nuk ishte me shpejtësi të lartë, por që nuk kanë funksionuar mbrojtëset metalike anësore. Dritan Qatja e ka shtëpinë në anën tjetër të urës vetëm 2 metra larg saj. Dritani na tregon se ishte dëshmitar i aksidentit të 15 Qershorit dhe se mjeti i cili vinte nga Peshkopia, po lëvizte ngadalë, ndërsa nuk u mbrojt aspak nga elementët metalik Banesa e Dritanit është shumë afër me urën, ku rreziku që t’i futen makinat brenda nëse dalin nga rruga është shumë i madh. Ai thotë se ka kërkuar që mbrotjëset të bëhen dopio në mënyrë që mjetet të mos kenë mundësinë të dalin jashtë urës e të shkojnë në banesën e tij nëse aksidentohen. Kërkesa e tij deri tani ka rënë në vesh të shurdhër. Por edhe kërkesa për ta bërë vetë këtë gjë, nuk është pranuar nga ARRSH-ja Nënë e bir u aksidentuan mesditën e 15 Qershorit, ku për fat të keq humbi jetën në vend 79 – vjeçarja Anife Kulejmani dhe u plagos rëndë djali i saj Asim Kulejmani.