Te fundit

Vazhdon rezistenca për mbrojtjen e Melthit.Banorët përplasen me policinë

Banorët e fshatrave Gjoçaj, Zall-Gjoçaj, Dukagjin e Lam i Madh në Bashkinë e Matit janë të vendosur për të mos lejuar ndërtimin e një HEC-i në zallin e Melthit. Banorët e këtyre fshatrave u mblodhën sërisht duke protestuar pranë kantierit të ndërtimit të firmës që do të ndërtojë hidrocentralin. Ata janë të vendosur që do ta mbrojnë me çdo çmim Zallin e Melth si dhe i bëjnë thirrje firmës të ndalojë punimet. Banorët tentuan të shkojnë në kantierin e ndërtimit por u penguan nga forcat e policisë. Dhjetra forca policie të repartit të ndërhyrjes së shpejtë dhe ato të komisariatit të Matit penguan banorët. Ndërtimi i HEC-eve mbi zallin e Melthit, sipas banorëve do të shkatërronte gjithë zonën duke e bërë të papabueshme. Edhe pse ata i kanë kërkuar të gjitha instancave që nga ministritë e deri tek kryeministri që të ndërhyjnë për pezullimin e punimeve, firma vazhdon punën.Banorët thanë se nuk do të ndalen me protestat e tyre edhe pse firma mbrohet nga shteti, ata nuk do të lejojnë që punimet të vazhdojnë.