Te fundit

Vetëvaret i riu në Krastë

download (3)

Foto ilustruese

Mbrëmjen e djeshme është gjetur i vetëvarur në oborrin e shtëpisë një 22 vjeçar me iniciale E. Zh.
I riu ishte banues në Krastë dhe pasi është gjetur i vetëvarur nga vëllezërit e tij, është dërguar në spitalin e Bulqizës, ku është konstatuar se kishte humbur jetën.
Sipas deklaratës së policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes nga policia u sekuestrua në cilësinë e provës materiale litari me të cilin u vetëvar ky shtetas si dhe nga kqyrja e kufomës të kryer nga eksperti mjeko ligjor nuk u konstatua asnjë shenjë dhune, por u konfirmua vetvarja e 22 vjeçarit.
Policia po punon për sqarimin e ngjarjes dhe do materialet ti kalojnë Prokurorisë së Dibrës.
GE/ tvbulqiza.al