Te fundit

VIÇISHTI I BRAKTISUR NGA PUSHTETI VENDOR E QENDROR

Vicishti

  Zonat rurale vijojnë të jenë jashtë vëmendjes së pushtetit vendor e atij qëndror. Në shumë fshatra problematikat janë të njëjta që prej afro 30 vitesh. Banorët e zonave rurale kërkojnë tre shërbime ndaj tyre, ujë të pijshëm, ujë vaditës dhe rrugë funksionale. Por në shumë raste këto mungojnë të treja. Situatë e njëjtë është edhe në fshatin Viçisht në njësinë Administrative Gjoricë në Bulqizë. Edhe pse ky fshat është i grumbulluar dhe ndodhet në kufi me Maqedoninë e Veriut, banorët ndjehen të braktisur. Ata shprehen se iu mungon uji i pijshëm, uji vaditës dhe rruga. Për këto arsye, sipas banorëve, fshati po braktiset nga të rinjtë   Banorët e Viçishtit jetojnë vetëm nga Bujqësia e blektoria, por edhe këto sektor sipas tyre janë bërë të bvështirë për shkak të mungesës së mbështetjes nga instancat shtetërore.