Te fundit

VIDEO/ Ligji i plehrave, Nishani në VOA: Po jam njohur me shqetësimet e shoqërisë civile, do e shqyrtoj kur të kthehem

bujar_nishani_voaMiratimi i ligjit për mbetjet, ka shkaktuar shqetësim të gjerë qytetar dhe për këtë arsye, Presidenti dhe ekspertët e tij ligjorë, do të vlerësojnë përputhshmërinë e tij ligji Kushtetutën e vendit. Kështu është shprehur kreu i shtetit Bujar Nishani gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”.

Në intervistën e tij ai ka folur  edhe për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe diasporën shqiptare.

Në fund të intervistës së tij, gazetari i Zërit të Amerikës e ka pyetur presidentin Buajr Nishani se cili ishte mendimi i tij, për kë ishte ai që të zgjidhej president i SHBA, Hillary Clinton apo Donald Trump.

“Zgjedhjet në SHBA janë të rëndësishme për të gjithë botën. Për Shqipërinë janë të rëndësishme pasi përbëjnë aleatin dhe mikun tonë më të madh. Për ne shqiptarët historikisht SHBA-ja e populli i saj ka qenë një aset i vyer. Cilido që të jetë president i SHBA do të jetë një mik i mirë dhe i afërt për Shqipërinë”, u shpreh Nishani.

Për presidentin shqiptar, krimi i organizuar mbetet ende shqetësim i madh për vendin tonë.

Presidenti Bujar Nishani ndodhej ne SHBA, për te marre pjese ne Asamblenë Parlamentare ne Kombet e Bashkuara. Gjate fjalës se tij, presidenti u ndal te angazhimi i Shqipërisë përkrah aleateve ne luftën ndaj terrorizmit, krizës se refugjateve, por dhe angazhimin e Tiranës zyrtare, për te përmbushur reformat e kërkuara nga unioni.