Te fundit

VIDEO/ Shpërthen Sadri Abazi në mitingun përmbyllës në Dibër

sadri abaziEdi Rama vërtet ka humbur një kryebashkiak si Shukri Xhelili në Dibër, por ama ka fituar një orator special mitingjesh elektorale si deputeti Sadri Abazi. Fjalimi i tij në mitingun e mbylljes së fushatës u dallua mbi të tjerët, madje la në hije edhe atë të vetë Ramës, për nga ekspresiviteti, metaforat e goditura dhe pasioni i zjarrtë.
Diçka tjetër që ra në sy të ekspertëve të komunikimit, ishte gjestikulacioni i rrallë me të cilin deputeti Sadri Abazi shoqëronte fjalimin e tij përpara dibranëve. Një performancë origjinale, që ndoshta nesër edhe shumë deputetë të tjerë do të kërkojnë ta bëjnë të tyren.
Fjalimi i Sadri Abazit ishte një dëshmi se në Partinë Socialiste, talentet e fjalës dhe komunikimit lulëzojnë në çdo kohë dhe pavarësisht moshës. Shikojeni dhe shijojeni: