Te fundit

Vijon të mbetet mister fati i kapitenit të motopeshkatores që u mor peng

download (1)

Dhimitër Malja vijon të mbetet i zhudukur dhe për të familja nuk ka asnjë infromacion.

Djali i tij, Damiani, i bën apel strukturave të shtetit të ndërhyjnë për të mësuar mbi fatin e babait të tij Dhimitër Maljes, prej të cilit nuk ka asnjë gjurmë jete prej një muaji, shkruan Durrës Lajm.

50 vjeçari Dhimitër Malja ishte kapiteni i anijes “Celepia 2”, e zhdukur në mënyrë misterioze në det, pas marrjes peng të peshkarexhës.

Damian Malja, i biri i kapitenit, në një prononcim për Durrës Lajm pohoi se pengmarrësi 31 vjeçar Adem Salam është liruar nga autortitet egjiptiane dhe ka nisur bashkëbisedimin në rrjetet sociale me djalin e kapitenit të zhdukur.

Jashtë kameras, Damiani tha se nga komunikimi në Viber, pengmarrësi i anijes, tashmë i liruar, i ka thënë se babain e ka lënë në afërsi të ishullit të Kretës.

“Babai yt nuk bashkëpunoi për të marrë unë drejtimin e anjes. I dhashë ilaç gjumi, por nuk e zuri ilaçi i gjumit. Më pas e hodha në det, rreth 200 metër larg nga bregu. Kërkojeni në Greqi. Unë nuk e kam vrarë, se nuk vras njerëz”, është shprehur egjiptiani.

Damiani, djali i kapitenit të zhdukur, thotë se deri tani babai nuk i ka kontaktuar asnjehrerë, ndërsa në policinë e Durësit i kanë thënë se po punon Interpoli për këkrimin e të Dhimitër Maljes.

Ndërkaq sipas policisë së Durrësit autoritetet egjiptiane ende nuk kanë vendosur kthimin në Shqipëri të marinarit Luan Mema, për shkak se dyshojnë për bashkëpunim me pengmarrësin e anijes “Çelepia 2”.

GE/ tvbulqiza.al