Te fundit

Vjedhja e votave në Dibër, Rama i shmanget përgjegjësisë: Po banalizoni gazetarinë, s’kam ç’të them

maxresdefaultKryeministri Edi Rama ka habitur me përgjigjen e tij kur gazetari Blendi Fevziu i publikoi pamjet e vjedhjes së votave në Dibër, ku PS kishte shpërndarë para për të blerë votat.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Kryeministri iu shmang pyetjes duke akuzuar madje se po banalizohet gazetaria. Kreu i qeverisë shtoi se pamjet e denoncuar nga emisioni “Stop” dhe “Fiks Fare” janë copëza dhe mund të mos jenë të vërteta.

“Kush kompromentojnë zgjedhjet? Këto janë thashetheme rrugësh. E banalizoni aq shumë gazetarinë dhe mundësinë për të mbajtur publikun pas ekranit për orët të tëra saqë s’kam çfarë të them”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.