Te fundit

Vjedhje masive në Gjoricë, banorët kërkojnë të armatosen

Vjedhjet Gjorice
Fenomeni i vjedhjes është përhapur shumë në zonat rurale në të gjithë vendin. Denoncimi i radhës vjen nga banorët e njësisë administrative Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës. Brenda një harku kohor të një muaji, mësohet se në komisariatin e Bulqizës janë denoncuar rreth 20 vjedhje të banesave, bisneseve apo kafshëve shtëpiake. Neki Miftari, thotë se pak ditë më parë i është vjedhur biznesi që e ka në katin e parë të banesës. Nekiu tregon se hajdutët kanë shfrytëzuar pjesën e pasme të godinës e cila nuk është e mbuluar nga sistemi i kamerave të vëzhgimit dhe kanë hyrë në dyqan duke thyer dritaren dhe kanë vjedhur xhiron ditore 50 mijë lekë të rinj dhe mallra të ndryshëm në vlerën e 200 mijë lekëve të rinj. Ndërkohë Vasfi Balliu është një tjetër banorë që denoncon vjedhjet në zonë. Ai thotë se duke qenë se jeton vetëm me bashkëshorten në shtëpi, hajdutet kanë tentuar ta grabisin, duke menduar se ka para, pasi fëmijët e tij jetojnë jashtë vendit Të dy denoncuesit i kërkojnë organeve kopetente të kapin autorët dhe t’i dërgojnë para drejtësisë, në të kundërt tju lejojnë atyre armatosjen që të vetëmbrohen Si këta dy banorë, janë edhe shumë të tjerë të cilët denoncojnë fenomenin e vjedhjes në zonë.