Te fundit

“Vjeshtë 2016”, sekuestrohen 10 kg kanabis në Shupenzë/ Foto

diber_2

Policia e Dibrës ka finalizuar ditën e djeshme operacionin e koduar “Vjeshtë 2016”, ku u sekuestruan rreth 10.3 kg Kanabis Sativa, në formën e boçes.

Sipas policisë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, gjatë orëve të mbasdites të ditës së djeshme, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, se disa persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin lëndë narkotike, menjëherë kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar “Vjeshtë 2016”, në territorin e Njësisë Administrative Shupenzë, të rrethit Bulqizë.

Nga policia u arrestuan në flagrancë 5 shtetas:

Bledar Gjoka, 43 vjeç, banues në Laç, drejtues i mjetit me targa AA 959 IO, Golf -5, në pronësi të shtetasit Ervis Karaj, i arrestuar gjatë operacionit.

Xhevahir Rexhepi, 48 vjeç, lindur dhe banues ne Laç, person i cili udhëtonte me mjetin me targa AA 959 IO.

Shefki Totraku, 40 vjeç, lindur në Selishtë, Dibër dhe banues në Tiranë, i cili drejtonte automjetin me targa AA 486 MN, markës “Peugeot”.

Ridvan Likaj, 29 vjeç, lindur dhe banues ne Laç, i cili drejtonte automjetin me targa AA 450 EM.

Ervis Karaj, 27 vjeç, lindur dhe banues në Krujë, person i cili udhëtonte me automjetin me targa AA 450 EM.

Shtetasit Bledar Gjoka e Xhevahir Rexhepi kishin lënë takim me Shefki Totrakun dhe porsa janë takuar në hyrje të Shupenzës, në një lokal janë arrestuar në flagrancë nga policia.

Dibër, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetet e tyre rezultoi se:

Në bagazhin e automjetit me targa AA 959 IO, që drejtohej nga Bledar Gjoka u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy thasë plastmasi, të mbushur me lëndë narkotike në formën e boçes, me peshë 10.3 kilogramë.

Më pas është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë edhe i dy shtetasëve të tjerë, të cilët ishin ulur po në të njëjtin lokal por në tavolinë më vete, ku njëri prej tyre rezultoi pronari i automjetit ku u gjet lënda narkotike.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe 5 (pesë) aparate celularë dhe 3 (tre) automjete.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Prodhim  dhe shitje e lëndëve narkotikeve “ të parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

GE/ tvbulqiza.al

diber_4diber_1